Ne rubriken e menaxhimit te inovacioneve i keni 2 testet e pergjithshme te fundit te zgjidhura te prof Ismet Begu.Mesim te kendshem
Hidajete Sadiku
6/22/2013 09:04:44 pm

Ju luemi











Pershendetje

Pasi qe nuk kame mundur ti percjell ligjeratat dhe nese ka mundesi ju lutemi mi dergoni permes emailit testet dhe materialin per lenden Menaxhimi i inovacioneve te profesori Ismet Begu.

Ju falenderoj pershendes dhe falenderoj shume










Reply
12/27/2014 03:07:51 am

Agim Hamiti
Dhjetor 25 në orën 2:27.PD ·

DON ZHUANI ARVIZU DHE OLTA BIONDE

Si psherëtimë doli nga zemra me tallaze erotikë e guvernatorit amerikan në vendin tonë, A. Arvizu, kjo shprehje e thënë në intervistën dhënë Sokol Ballës në prag të lamtumirës: «Më vjen keq që gjatë katër vjetve qëndrim në Shqipëri nuk e takova Olta Gixharin». Shumë shqiptarë, që nuk e njihnin Oltën më parë, kanë menduar:
«Sa diplomate e shquar qenka kjo zonjusha Gixhari, gjersa i paska mbetur merak guvernatorit Arvizu një bisedë kokë më kokë me të, si ajo e Sillos me Nafijen dikur!».
Në fakt, po t'i hedhësh një sy fotos së nxehtë të Oltës këtu poshtë, nuk mund të thuash se merakliun e rrugës së Elbasanit e ka zënë kot qymyri me të. Mirëpo ideja e parë që i ka lindur shumëkujt, duke dëgjuar këtë gulçimë epshore të një diplomati karriere të moshuar e të thinjur është kjo:
«Me sa shumë Olta brune e mulate paska zhvilluar biseda kokë më kokë guvernatori ynë gjatë katër vjetëve që sundoi në Tiranë, gjersa nuk e mbajti dot nepsin pa e shprehur publikisht në televizion kundrejt Oltës bionde, në prag të lamtumirës nga haremi Shqipëri!?».
Ka shumë të ngjarë që Arvizu nuk e dinte se po ia hapte zemrën e tij «të plagosur» një zemre tjetër «të sapoplagosur»: gazetari që po e intervistonte e kishte tepër të freskët «divorcin e heshtur» që bëri me të shoqen (dy fëmijë së bashku) për shkak «tradhtie bashkëshortore». Ndonëse në tekstin e divorcit nuk vihej gishti se cili prej të dyve ishte «mëkatari» (marrëveshje paraprake e ish-çiftit), një gazetë e dorës së dytë rrëshqiti si rastësisht këto fjalë:
«E ëmbla Belinda ka qenë e përzgjedhura e Ramës, fillimisht si zëdhënëse e Bashkisë së Tiranës e më vonë si Drejtoreshë e «Albkontrollit» - një institucion i dëgjuar për korrupsione në seri».
Mirëpo këtu mpleksen disi fijet, po të mbajmë parasysh faktin se Doktor Berisha (si mjek) e ka akuzuar hapur Ramën në bordellon-parlament: «Ti je ipotent si mashkull, nuk të punon...», ndërsa piktori i «Rilindjes» iu kundërpërgjigj: «Jozefina është viagra jote».
[Dialog «burrash shteti» në kohë krize, apo jo?].
Nejse, le të rikthehemi tek «çështja Arvizu». Bravo i qoftë biondes sonë: si aktore zemërgjerë që është, duke konstatuar sikletin shpirtëror të guvernatorit, iu përgjigj flakë për flakë atij në gazetën Dielli: «Jam gati të takohem me Z. Arvizu në Shqipëri, ose në Amerikë». Nuk dihet nëse Aleksandri i Vogël i ambasadës së madhe amerikane do të flejë dot i qetë ose jo, derisa ta zhvillojë bisedën «diplomatike» kokë më kokë me të përzgjedhurën e tij të fundit në haremin Shqipëri...
Ndërkohë plitikanët (anti)shqiptarë kanë nisur tashmë hetimet intensive rreth shijeve të guvernatorit të ri, se cilat i pëlqejnë më shumë prej seksit të bukur. Gjithsesi ata nuk do ta kenë të vështirë t'ia plotësojnë ëndjet atij, sepse haremi shqiptar është duke u shtuar shpejt në sasi e cilësi, për shkak të mungesës së perspektivës së vajzave dhe varfërisë galopante.

Robëruesja e zemrës së sevdalliut Arvizu:

Reply



Leave a Reply.